10 maj 2015 – Që prej ditës së djeshme Kumanova është në terror. Qyteti i banuar me shqiptarë në Maqedoni ka regjistruar disa viktima pas përplasjes me armë mes grupeve që ende nuk janë identifikuar dhe policisë vendase. Sot policia po ushtron kontrolle duke shoqëruar dhe të moshuar e fëmijë në rajon, ndërsa të shtënat vazhdojnë ende. Zyrtarisht qeveria maqedonase tha se një grup i armatosur i ardhur nga një vend fqinjë shkaktoi sulmin. Nga burime jozyrtare, një grup i UÇK-së ka deklaruar se ishte rrethuar nga policia maqedonase dhe u detyrua të hapë zjarr. Mes viktimave shqiptarë është dhe një fëmijë 9 vjeçe. Përballë kësaj situate, shqiptarët i kërkojnë qeverisë Rama të reagojë. Ata janë treguar kritikë ndaj pozicionit që po mban kryeministri, i cili poston fotografi nga prezantimet e kandidatëve buzë detit. “Edi Rama reago për Kumanovën!”, “Haram vota!”, “Ndërpriteni fushatën dhe hidhni sytë nga shqiptarët që po vriten!” janë komentet e qytetarëve të shumtë.

I vetmi reagim nga shteti shqiptar ishte ai i ministrit të Jashtëm ditën e djeshme, i cili u mjaftua me frazën që të zbatohet marrëveshja e Ohrit dhe që mos të identifikohen etnikisht autorët.

Sot, megjithëse numri i viktimave dhe i të arrestuarve po shtohet, shteti shqiptar hesht, duke shijuar fundjavën dhe takimet buzë detit…

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”