10 maj 2015 –  Policia e Tiranës arreston Florenc Hoxhën, kreun e Ndërtimores në kryeqyet, ish drejtori i INUK. Për të disatën herë, Hoxha u bë protagonist i dhunës arbitrare, këtë herë në lagjen “Ali Demi”. Ai akuzohet se dhunoi me grushte e shkelma dy pronarët e një lokali dhe i kërcënoi ata se do t’ua shembte.

Dy të dhunuarit ia janë drejtuar policisë, e cila bëri arrestimin në flagrancë të Hoxhës. Ai njihet si autor i disa skenave të ngjashme, që nga koha kur u emërua drejtues i Ndërtimores.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”