9 maj 2015 – Grupi i armatosur në Maqedoni është dorëzuar.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat maqedonase, sipas të cilave, janë dorëzuar 20 prej të armatosurve, me ndërmjetësimin e OSBE-së.

Ndërkohë, dorëzimi është bërë vetëm pasi grupi i armatosur ka marrë garanci nga OSBE-ja për plotësimin e kërkesave.  Gjithashtu prej rreth një ore më parë, janë ndërprerë edhe të shtënat në vend.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/