9 maj 2015 – Federata Shqiptare e Taewkondosë merr pjesë me tre sportistë në kampionatin botëror që mbahet nga 12-18 maj në Keliabinsk të Rusisë. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës, Arben Markaj, pjesë e delegacionit kuqezi do të jenë sportistja e Top Gym Sport, Ada Demneri në peshën -53 kg, Visar Pitushi i Apolonisë në peshën -63 kg dhe Egers Aliu i Tiranë, i cili do të konkurrojë në peshën -53 kg.
Kombëtarja shqiptare shoqërohet në këtë botëror, njëherësh garë kualifikuese me grumbullim pikësh për Lojërat Olimpike “Rio 2016″-të. Trajneri Leo Kapri deklaroi se sportistja Demneri gëzon një formë të kënaqshme, teksa sapo është rikthyer nga një kamp stërvitor 2-javor i zhvilluar në Selanik.
“Demneri u stërvit së bashku me Kombëtaren greke e atë qipriote. Në kampin stërvitor ishte e pranishme kampionia olimpike Milika Mandiç, si dhe një kampione bote”, deklaroi trajneri Kapri. Lajm i mirë për Federatën Shqiptare të Taekwondosë është edhe ftesa që ka marrë nga ajo Europiane për sportisten Demneri në Lojërat e Para Europiane, që mbahen në Baku nga 12-28 qershor.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/