8 maj 2015 – Policia e Beratit arrestoi sot në mbrëmje një 43-vjeçar, i cili kërkohej nga shtetit italian për trafik droge. Bëhet fjalë për Hari Baskon, i njohur dhe si Hari Bello, i cili ka lindur në Korenë e Veriut, banon në Berat dhe kërkohej nga Italia.

Sipas policisë, “arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Padovas, Itali, e ka dënuar me 12 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale të “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës”.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”