8 maj 2015 – Një 22-vjeçar nga Durrësi ka goditur me mjete të forta një djalë 17-vjeçar po nga Durrësi, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ,filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D.V., i cili plagosi 17-vjeçarin S.P.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se sherri mes të rinjve ndodhi për motive të dobëta.

Ndërkaq, materialet në ngarkim të 22-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje ”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/