8 maj 2015 – Lëvizje të reja kanë ndodhur në Prokurorinë e Durrësit.
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka firmosur këto ndryshime të drejtuesve në prokurorinë e Durrësit, Krujës, Tiranës dhe atë të Krimeve të Rënda.
Pas propozimeve të Këshillit të Prokurorëve, ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Agron Gjana kalon Kryeprokuror në Durrës, ndërsa në vend të tij është komanduar Florjan Borja.
Henrik Ligori nga Krimet e Rënda është emëruar zv.prokuror rrethi në Tiranë, Prokurori në të cilën drejtues është Petrit Fusha. Ndërsa zv.prokuror te Krimet e Rënda është emëruar Besim Hajdarmataj, i cili më parë ka mbajtur postin e drejtuesit në Durrës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





