7 maj 2015 – Mbasditen e së martës, më 5 maj 2015, Gentian Molla, 33 vjeç ndërroi jetë në një spital të Rexhio Emiljas (Reggio Emilia). Gentiani një ditë më parë kishte temperaturë dhe sy të skuqur. Mjeku i përgjithshëm i dha një antibiotik me bazë amoksiciline. Të martën gjendja e Mollës u përkeqësua. E shoqja dhe e kunata lajmëruan ambulancën, që erdhi me mbi 30 minuta vonesë. Në spital pas 4-5 orë mjekimesh Gentiani ndërroi jetë, sepse i pushoi zemra. I ndjeri Molla la jetim 2 fëmijë 5 dhe 2,5 vjec. Familjarët e Gentianit me ndihmën e avokatëve hapën padi civile kundra spitalit, sepse ata dyshojnë për një mjekim të gabuar, që i shkatoi vdekjen Gentijanit. Gjykata menjëherë urdhëroi kryerjen e autopsisë së kufomës për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





