6 maj 2015 – Vetëm në një ditë janë larguar rreth 600 persona nga Shqipëria drejt Gjermanisë, dhe ky përbën një shqetësim të madh, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin.
Kështu deklaroi sot ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Hellmut Hoffmann, në Konventën Rajonale të Integrimit Evropian.
Ambasadori theksoi sërish se të gjithë ata qytetarë shqiptarë që largohen nga Shqipëria për të kërkuar azil, do të kthehen, duke u bërë thirrje të gjithëve që të mos ikin.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





