6 maj 2015 – Kur ishte 14 vjeç ai lante pjatat, ndërsa tashmë po investon te Milan. Ky është rrëfimi i Bee Taechaubol, sipërmarrës me origjinë nga Tajlanda, i cili gjatë një interviste për "Goal.com" ka treguar disa detaje të jetës së tij.
Ai nisi jetën e tij që prej kohës kur punonte te një restorant ku lante pjatat, teksa në moshën 16-vjeçare nisi të hedhë hapat e parë në fushën e biznesit imobiliar për t’u kthyer në një nga personazhet më të suksesshëm të botës së biznesit.
Mr. Bee ka zbuluar se pasioni për Milanin ka qenë i kahershëm. Sipas tij, dashuria për ngjyrat kuqezi kanë lindur herët, që kur frekuentonte disa biznesmenë italianë, me të cilët shikonte dhe ndeshjet e Serie A dhe një nga premtimet e bëra prej tij ishte:
"O Milanin, ose unë nuk hyj në botën e futbollit". Gjatë rrëfimit të historisë së tij manjati indonezian ka treguar se gjatë jetës së tij ka qenë shumë me fat, pasi edhe pse ka nisur nga zero, ka arritur të realizojë një investim të paimagjinuar më parë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/