6 maj 2015 – Edhe tri finale për të siguruar mbijetesën për Teutën dhe Apoloninë. Java e 33 -të e Superiores ruajti statuskuonë për të dyja skuadrat që vijojnë ethshëm garën për të qëndruar mes më të mirave të futbollit shtiptar.

4 pikë më shumë për durrsakët mund të mos kenë asnjë vlerë nëse durrsakët nuk fitojnë përballjen direkte të javës së parafaundit që do të luhet në “Niko Dovana”.

Me të drejtë “Djemtë e Detit”mbeten favoritë nga faktori fushë, por lojërat cilësore të Apolonisë në pjesën e dytë të sezonit të shoqëruara në disa takimne edhe me rezultatet të mira, premtojnë një betejë deri në pikën e fundit të djersës.

Si Teuta ashtu edhe Apolonia nuk mundën të merrnin pikë në transfertat respektive me Skënderbeun dhe Kukësin, duke e ruajtur në 4 pikë diferencën mes tyre, që mund të ngushtohet pas javës së 34-t.

Teuta do të presë në ‘Niko Dovana’ Kukësin, ndërsa Apolonia, Elbasanin. Verilindorët synojnë të mos rrëshkasin në vendin e katërt në Superiore, pozicion që do t’i nxierrtë jashtë Europës nëse Laci fiton Kupën e Shqipërisë. Për këtë arsye, objektivi i vetëm i formacionit të Radanovic në “Niko Dovana” do të jetë fitorja. Në “Loni Papuciu” Elbasani nuk ka arsye për t’i prishur punë skuadrës së Mërgjyshit ndaj parashikohet që diferenc mes Teutës dhe Apolonisë para përballjes së Niko Dovanës të jetë jo më shumë se 3 pikë.

Ky skenar i mundshëm e detyron Teutën ta sigurojë mbijetesën në përballjen direkte, pasi në rast barazimi m pikë gjicka do të vedosej në javën e fundit me durrsakët që luajnë në transfertë me Tiranën, ndërsa fieralët presin Laçin.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/