6 maj 2015 – Gjykata e rrethit Krujë dënon me 1 vit burg 30-vjeçaren Eriona Sirika, e cila akuzohet për vrasjen e foshnjes së saj, 3 ditë pas lindjes.

Ngjarja u zbulua më 4 shtator të vitit të kaluar, vetëm 48 orë pas krimit makabër, ku nëna beqare 30-vjeçare, pasi e mbyti foshnjen e seksit mashkull e varrosi në oborrin e banesës në fshatin Borizanë të Krujës.

Gjykata e Rrethit Krujë me një vendim të datës 03.04.2015 e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vrasje e foshnjës”. Deri më tani sipas togave të zeza, Sirika ka shlyer në gjendje "arrest shtëpie" 7 muaj e 28 ditë, duke i mbetur edhe 4 muaj e 2 ditë burg.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/