5 maj 2015 – Lulishtja përballë portit më të madh në vend, në anë të Torrës Veneciane është zbukuruar nga një mikro muze i gjallë i personaliteteve të artit dhe kulturës botërore. Pas vendosjes së skulpturës së këngëtarit të famshëm të grupit muzikor britanik “Beatles” Xhon Lenon, parku përpara pallatit ku banon kryebashkiaku durrsak Vangjush Dako, u zbukurua edhe me dy skulptura të tjera. Tina Tërner e Mick Jagger, dy gjigantët e muzikës botërore të punuara në bronz janë skulpturat e fundit që kanë zbukuruar qytetin bregdetar. Këto nuk do të jenë të vetmet punime, pasi të tjera skulptura që lidhen me artet dhe kulturen perendimore, priten të vendosen në këtë qytet. Autorët e dy punimeve të fundit janë realizuar nga grup autorësh nga Tirana.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





