5 maj 2015 – Një aksident i rëndë automoblistik ka ndodhur pas mesnatës në vendin e quajtur Ura e Dragobisë.

Një makinë ku udhëtonin 4 persona, ka rënë në lumin e Valbonës, e për pasojë ka humbur jetën njëri prej pasagjerëve, dy të tjerë janë plagosur, ndërsa një grua rezulton e humbur.

Vitkima është identifikuar Shan Pjetri, banues në Fierzë, ndërkohë që Shpëtime Lilaj nuk gjendet. Ndërsa, dy të plagosurit mësohet se janë dërguar në spitalin e Bajram Currit.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, por forcat e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e shtetases së humbur.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/