5 maj 2015 – Policia aeroportuale në Aeroportin Hahn të Frankfurtit ktheu mbrapsht 33 azilkërkues shqiptarë. Ndër të kthyerit mbrapsht janë edhe 13 fëmijë.
Azilkërkuesit kishin mbërritur në Gjermani nga Rinasi. Policia gjermane e informuar paraprakisht nga agjencitë e zbulimit (me shumë probabilitet BFV-ja), për tendencën që ka policia shqiptare në Rinas për të mbyllur një sy për azilkërkuesit, kishte përforcuar shërbimet jo thjesht ndaj avionëve, që vinin nga Tirana.
Në “rrjetën” e policisë aeroportuale gjermane ra edhe një shqiptar, që kishte ardhur me aeroplan nga Greqia. Shqiptari në fjalë iu bashkëngjit grupit të azilkërkuesve të kthyer mbrapsht për në Rinas.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





