5 maj 2015 –Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme të Bullgarisë, Gjorgje Kostov, doli në konferencë shtypi këtë të hënë më 4 prill 2015, për të bërë publike një sukses të pazakontë në luftën antidrogë.

Policia bullgare në bashkëpunim me doganierët e doganës kufitare Kullata afër qytetit të Bllagoevgradit kapën 531 kg kanabis të prodhimit shqiptar. Kanabisi sipas zyrtarit bullgar, kishte një vlerë prej 2,5 milionë eurosh. Kanabisi u kap në një kamion me targa të qytetit të Bllagoevgradit në pronësi të një kompanie greke dhe me shofer grek etnik, por me dyshtetësi (shqiptare dhe greke). Skaneri i doganës zbuloi një fund të dyfishtë në kamion, ku ishin fshehur 275 pako me kanabis.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/