4 maj 2015 – Një të moshuare i grabitën 80 mijë lekë, menjëherë sapo ajo i tërhoqi paratë në një bankë në qendër të qytetit të Beratit.

E moshuara i kishte futur paratë në çantë, dhe personi që e ka vrojtuar atë, ka pritur pikërisht momentin e duhur për t’ia rrëmbyer.

Autori i vjedhjes nuk është identifikuar ende, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbulimin dhe kapjen e tij.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/