4 maj 2015 –Një 37-vjeçar nga qyteti i Durrësit është vënë në pranga, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.
Ndalimi i Alfred Malushit u bë nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë së Durrësit.
Policia zyrtare bëjnë me dije se Malushi, dy vite më parë, më 17 qershor 2013, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin me iniciale D.L.
Ndaj 37-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Durrës më 22 qershor të 2013-s, vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “Vrasjes e mbetur në tentativë”.
Materialet procedural i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





