4 maj 2015 –Gjatë orëve të pasdites së nesërme, do të dalin rezultatet për të gjithë ata persona që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikanë në periudhën tetor-nëntor të vitit të kaluar.
Njoftimi është dhënë nga Ambasada Amerikanë në Tiranë, e cila jep edhe hollësi për të gjithë qytetarët e interesuar, të cilëve shorti do t’u japë mundësinë për të emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasada ka vënë në dispozicion një rubrikë pyetjesh, ku të interesuarit do të marrin përgjigje nga Konsulli, lidhur me specifikat dhe etapat që duhet të ndjekin aplikantët shqiptarë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





