3 maj 2015 –Kristjan Sokoli, i lindur në Shqipëri është përzgjedhur nga Seattle Seahawks ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Edhe pse deri tani ka luajtur si mbrojtës me kolegjin e tij, Seattle e ka listuar si Guard.
Sokoli është shprehur i entuziazmuar me zgjedhjen duke thënë se dëshiron t’i nderojë shqiptarët.“Jam shumë mirënjohës. Për mua, kjo ka të bëjë që ta bëjë veten krenar, familjen time dhe gjithë shqiptarët. Ka shumë shqiptarë që punojnë shumë, por nuk kanë arritur aq shumë, për shkak të mundësive të vogla. Për mua, të vij në Amerikë dhe të bekohem me këtë mundësi, më jep vullnet të punoj shumë për ta bërë krenare familjen time dhe gjithë popullin shqiptar”, ka thënë Sokoli. Ai ka emigruar në SHBA në moshën 9-vjeçare, pasi babai i tij kishte shkuar paraprakisht atje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





