Durrës, 3 maj 2015 – Edhe pse sezoni veror ende nuk është çelur zyrtarisht, të shumtë janë pushuesit që kanë mbërritur në plazhet e Durrësit e Golemit  për të kaluar fundjavën.

Temperaturat e larta ka bërë që dhjetra e qindra vizitorë të shijojnë rërën, diellin e detin këtë të diel. Numrit në rritje të frekuentuesve të plazhit, i janë gëzuar edhe bisneset, të cilët kanë shpejtuar të vendosin çadrat përgjatë brezit të rërës, siç tregojnë edhe këto foto të mara nga "Agjencia Lajmeve Dyrrah" në plazhin e Golemit. 

Bregdeti po shihet nga vizitorët, jo vetëm vendas por të ardhur edhe nga  Kosova e Maqedonia  si një nga vendet më të përshtatshme për të kaluar një fundjavë relaksi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/