2 maj 2015 – Ish kampioni i peshave të rënda në boks, Mike Tayson, ka postuar në profilin e tij në Twitter një fotografi ku duket flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Kosovës gjatë Festivalit të Kulturës dhe Gjuhës që u zhvillua në Washington. Në profilin e tij me 5 milionë ndjekës Tyson ka falënderuar organizatorët e Festivalit të Kulturës dhe Gjuhës. Festivali, i cili zhvillohet në disa shtete, hapjen këtë vit e bëri në Tiranë më datë 4 prill. Festivali në Tiranë u organizua nga Institucionet Arsimore Turgut Ozal, Fondacioni Gylistan, Universiteti Epoka, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, ndërsa mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Agjencia e lajmeve "Dyrrah"





