2 maj 2015 – Incidenti i ndodhur gjatë takimit elektoral të kandidates së djathtë Grida Duma në Durrës është provuar dhe nga filmimet amatore. Një prej tyre e disponon Lapsi.al, ku dallohet qartë që nga fillimi makina tip “Alfa Romeo” që i afrohet zonës ku mbahet takimi, duke mbajtur një flamur të Partisë Socialiste. Më pas palët, të rinj, përleshen mes tyre, derisa ndërhyri pjesa tjetër e të pranishme.
Nga kjo ngjarje mbeti i lënduar djali i kreut të PD-së së Durrësit. Nga ana e policisë u tha se po punohet për të zbardhur incidentin e parë për fushatën e 21 qershorit.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





