Durrës, 30 prill 2015 – Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion policor, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve, që akuzohen për trafik armësh.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim  me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas një hetimi disa mujor, kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar “Mbikalimi”, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i  këtyre shtetasve:

-Admir Dokolli ,35 vjeç,banues në Kodër Kamëz, Tiranë,

-Eduart Hoti,42 vjeç,banues në Bathore,Tiranë.

Ata janë arrestuar në vendin e quajtur “Mbikalimi i Fushë-Krujës”,dhe gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin, tip ‘Mercedes Benz’  me targë ‘Tr 8288M’ është sekuestruar një armë zjarri automatike, model 56 .

Gjithashtu, nga kontrolli që u bë në banesën e Eduart Hoti janë gjetur:

•Rreth 500 fara të bimëve narkotike kanabis sativa ,

•50 gr lëndë narkotike ,e dyshuar kanabis sativa.

Si rezultat i operacionit, në cilësinë e provës materiale në total u sekuestruan:

•Një armë zjarri automatike model 56,

•Një krehër me 29 fishekë,

•Rreth 500 fara të bimës narkotike Canabis Sattiva

•50 gr lëndë narkotike ,e dyshuar si Canabis Sattiva

•Një automjet i markës Mercedes Benz ,me targa TR 8288 M

•4 celularë.

Materialet për këta shtetas i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda  për veprime të mëtejshme për veprat penale: "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit në bashkëpunim", dhe “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive në bashkëpunim".

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/