29 prill 2015 – Deputetja e Durrësit, Esmeralda Shkjau publikon paratë që sipas saj i janë dhënë qytetit gjatë qeverisjes së djathtë dhe asaj të majtë. “1.6 milion euro ishte vlerësimi që i dha qeveria e djeshme qytetit të Durrësit për 6 vjet me radhë! Sot, qeveria Rama vlerësoi Bashkinë Durrës dhe qytetarët durrsakë me 22 milionë euro investime”, shkruan deputetja në mbështetje të kandidatit socialist, Vangjush Dako.
Një ditë më parë, kryebashkiakët socialistë prezantuan investimet e bëra në kuadër të “Rilindjes urbane”. Pritet për t’u parë nëse qeveria do të investojë për Durrësin po kaq para nëse do të fitojë kandidatja e djathtë bashkinë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”