29 prill 2015 – Gregory Mertens, mbrojtësi i Sporting Lokeren në Jupiler League në Belgjikë, u dërgua urgjenisht në spital pasi zemra e tij ndali së rrahuri gjatë një ndeshjeje. Sipas mediave belge, në minutën e 25 të ndeshjes mes Lokeren dhe Genk A2, Mertens ra papritmas në tokë.

Gjatë ndërhyrjes së ekipit mjekësor, është konstatuar se në një moment zemra e tij ka ndaluar së rrahuri. Lojtari belg me nxitim u transportua në spitalin më të afërt, pas së cilës ndeshja u ndërpre. Burime mjekësore deklaruan se shëndeti i lojtarit është në gjendje kritike dhe se ndodhet në koma artificiale.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/