29 prill 2015 – Shqipëria është një vend më liri të pjesshme shtypi dhe radhitet në vendin e 97-të në botë.

Ky është klasifikimi që organizata Freedom House ka publikuar në raportin e fundit mbi lirinë e mediave në 199 vende.

 

Sipas organizatës, viti 2014 ka shënuar përkeqësim të situatës mediatike në përgjithësi në botë, duke arritur pikën më të ulët në 10 vitet e fundit. Edhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar ulje, ku Kosova këtë vit është klasifikuar në vendin e 100-të, krahasuar me vendin e 98-të që mbante vitin e kaluar.

 

Në krye të listës së vendeve të lira radhiten Norvegjia, Suedia dhe Belgjika. Ndërsa vendet e Ballkanit renditen konkretisht kështu: Maqedonia e 125-ta, Bosnja e 108-ta, Serbia e 82-ta dhe Mali i Zi i 79-ti.

 

Në mesin e dhjetë vendeve dhe territoreve që kanë vlerësimet më të ulëta për lirinë e shtypit, janë Bjellorusia, rajoni i Krimesë i aneksuar nga Rusia, Irani, Turkmenistani dhe Uzbekistani.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/