29 prill 2015 – Raporti i parë i FRONTEX për 2015-n, i siguruar nga Top Channel, tregon se 1847 shqiptarë kërkuan azil në vetëm 5 javët e para të këtij viti, çfarë përfaqëson 236% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
1668 vetë aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani, 106 në Suedi, 52 në Belgjikë, 15 në Zvicër dhe 2 në Luksemburg.
Rritja “befasuese” e aplikimeve nga shtetasit shqiptarë, sipas analizës së kësaj agjencie europiane me seli në Varshavë, ndikoi për rritjen domethënëse të kërkesave të përgjithshme të regjistruara në Gjermani, që kryeson 5 vendet më të prekura të zonës “Schengen”, me 90% të aplikimeve të bëra në tërësi për azil nga qytetarët e rajonit dhe mbetet destinacioni më i pëlqyer për shqiptarët dhe serbët.
Por, ndërsa u regjistruan 1847 aplikime të reja për azil nga shtetas shqiptarë, për të njëjtën periudhë, 5 vendet më të prekura europiane kthyen 327 persona drejt Tiranës, duke u renditur të parët ndër 5 vendet përfituese të rajonit, me një shifër gati sa gjysma e numrit të përgjithshëm të të kthyerve drejt Ballkanit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





