28 prill 2015 – Avokati Ilir Malindi nuk e lë më kaq çështjen e tij me gazetarin Sokol Balla. Pas arrestimit dyditor për përndjekje, Malindi i është drejtuar gjykatës, ku e denoncon për fyerje krijuesin e “Top Story”. Ai kërkon dëmshpërblim nga gazetari Sokol Balla, pasi ky i fundit e ka fyer avokatin personalisht dhe familjarët e tij. “Më ka drejtuar mesazhe fyerjesh ndaj meje e deri ndaj nënës sime të moshuar”, mësohet se ka theksuar në padi avokati 62-vjeçar nga Durrësi.

Avokati Malindi u denoncua nga Sokol Balla disa muaj pasi nisi shkëmbimi i mesazheve, fillimisht për temën e një emisioni, por që nga ana e gazetarit iu kërkua që avokati të mos e shqetësonte më, duke përdorur një sërë fyerjesh.

 

Pasi u la i lirë nga Gjykata e Durrësit, avokati kërkon dëmshpërblim nga gazetari.

 

Çështja tjetër i është drejtuar prokurorisë kundër shefit të policisë së Durrësit, pasi avokati pretendon që në momentin e shoqërimit është ndaluar bashkë me nipin 7 vjeç. Sipas Malindit, i mituri është mbajtur në polici, nën terrorr. Nga ana e saj, policia e Durrësit konfirmon se fëmija është mbajtur në një ambient të përshtatshëm, në prani të psikologut, deri në momentin kur kanë mbërritur familjarët.

 

Këtu mund të lexoni shkëmbimin e sms-ve me Malindin dhe Ballën

 

http://www.durreslajm.com/aktualitet/ja-mesazhet-e-turpshme-mes-avokatit-durrsak-dhe-sokol-ball%C3%ABs

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”