28 prill 2015 – Kryebashkiaku aktual i Durrësit, Vangjush Dako, i cili po kërkon mandatin e tretë, hapi fushatën elektorale nga Tirana. Në konferencën me titull “Rilindja Urbane”, Dako mori fjalën, duke treguar se çfarë është bërë me Durrësin. “Kemi investuar në rrugën e Plazhit, te Ura e Dajlanit, në zonën e ish-Kënetës. Sot qyteti është më i pastër, me fasada të sistemuara”, tha Dako. Kryebashkiaku socialist theksoi se Durrësi është qytet novator, në zhvillim e sipër. “Sot flitet për detaje: A janë ndërtesat e lyera me të kuqe apo me vishnje? Pemët janë kumbull apo palma”, u shpreh kandidati i PS-së për Durrësin.

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”