DURRËS, 28 prill 2015 –  Ndërtimi i një strukture monitoruese të indikatorëve të mjedisit në territorin e portit përbën objektivin kryesor të projektit që po zbatohet në laboratorin mjedisor. Kontrata e shërbimit të konsulencës me një firmë private do të zgjasë 6 muaj dhe synon kualifikimin e specialistëve mjedisorë, tha zyra e shtypit e drejtorisë ekzekutive të personit juridik publik “Autoriteti Portual Durrës” (APD).

Specialistët mjekë, biologë dhe kimistë po asistojnë kualifikimin intensiv të punonjësve stacionarë të laboratorit mjedisor mbi organizimin e menaxhimit të punës së monitorimit, përgjegjësitë e specialistëve për laboratorin dhe detyrimet deri në aplikimin e standardit ISO 17025; rishikimin e dosjes për mjetet laboratorike që nevojiten; përcaktimin e kalendarit të mostrimeve dhe matjeve; identifikimi e burimeve ndotëse dhe metodën e marrjes së mostrës; hartimin e metodologjisë së mostrimit; metodën e matjes dhe kërkesat teknike të instrumenteve për matje të vazhdueshme; etj.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/