Durrës, 28 prill 2015 – Specialistët për Krimet në Policinë e Durrësit, kanë ndaluar 47-vjeçarin Ilir Doka, i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për vjedhje të energjisë elektrike.

Burime nga policia njoftojnë se Gjykata e Rrethit të Durrësit e ka dënuar Dokën më 11 mars të këtij viti me 2 muaj burg për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/