27 prill 2015 – Si deputete e Qarkut të Durrësit, Esmeralda Shkjau ishte sot e pranishme në ceremoninë për përurimin e shkollës profesionale “Hysen Çela”. Ajo shoqëronte edhe dy kandidatët socialistë për bashkitë më të mëdha në vend, Erion Veliajn e Tiranës dhe Vangjush Dakon e Durrësit. Në fotot e ceremonisë të binte në sy ajo kur deputetja Shkjau ishte e ulur, ndërsa të gjithë të tjerë: stafi pedagogjik, nxënësit, madje dhe ministri-kandidat Veliaj e Dako, rrinin në këmbë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





