27 prill 2015 – Dy peshkatarë kanë rrezikuar të humbisnin jetën në det në afërsi të brigjeve të Durrësit, por për fat të mirë janë shpëtuar nga policia kufitare e qytetit.

Sipas policisë, peshkatarët që u shpëtuan janë shtetasit G.K. 54 vjeç dhe R.H. 38 vjeç, që të dy banues në Durrës.

Kanë qenë disa qytetarë të rastit të cilët kanë njoftuar specialistët e kufirit se në një distancë rreth 300-400 metra nga bregu ishin duke u mbytur dy peshkatarë.

Pas këtij sinjalizimi, menjëherë në drejtim dhe në ndihmë të tyre u dërguan shërbimet e posaçme me gomone dhe barkat e shpëtimit, të cilët bënë të mundur shpëtimin e dy peshkatarëve duke i nxjerrë në breg pa asnjë problem.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/