DURRËS, 23 prill 2015 – Një grup biznesmenësh nga Estonia, përfaqësues të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë që kryesohej nga sekretari i përgjithshëm Tiit Tammemagi, vizitoi paraditen e së enjtes, më 23 prill 2015, portin e Durrësit, njoftoi zyra e shtypit e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të personit juridik publik “Autoriteti Portual Durrës” (APD). Baltikasit u pritën nga drejtori i përgjithshëm ekzekutiv Gazmend Shalsi, i cili i njohu me portin më të madh të vendit tonë, kapacitetet e tij, si dhe për të ardhurat kryesore. Në fund u organizua një vizitë në terminalin e mallrave të përgjithshme, i cili administrohet nga APD-ja.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/