Kryeministri Edi Rama i lështë bashkuar reagimeve për aksidentin tragjik në Kroaci, ku një autobus i nisur nga Gjermania për në Prishtinë doli nga rruga dhe 10 persona kanë humbur jetën.

Përmes një positmi në Twitte, Rama iu shpreh ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave.

“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave!”, shkruan ai.