Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka iu ka shprehur ngushëllimet familjeve që humbën të afërmit në aksidentit tragjik në Kroaci, ku një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë u përmbys dhe 10 persona vdiqën.
“Keqardhje për humbjen tragjike të jetës së shtetasve kosovarë në Kroaci. Ndajmë dhimbjen me vëllezërit tanë dhe me zemër e mendje jemi pranë familjarëve dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit.”, shkruan ministrja Xhaçka.





