Kushtet e gabuara të ruajtjes së ushqimit mund të çojnë në prishjen e tyre. Të gjithë e dimë sesa e rëndësishme është të ruash qumështin në frigorifer, por ka dhe shumë produkte që mund t’i mbani në të ftohtë dhe ato të jetojnë më gjatë. Jo vetëm kaq, por do të jenë më të shijshme.

Kush janë këto ushqime? Shikojini më poshtë!

Mielli i bardhë

Ky element i rëndësishëm i kuzhinës duhet të ruhet në një vend të freskët dhe të errët. Idelaja do të ishte një enë hermetike, në mënyrë që të mbrohet nga bakteret dhe të qëndrojë i freskët sa më gjatë. Por ajo që ju duhet të dini është se mielli i bardhë i hapur mund të qëndrojë pa prishur deri në 12 muaj në frigorifer, ndërsa në ambient normal 6-8 muaj, informon abcnews.al.

Frutat dhe perimet e thata

Frutat dhe perimet e thata mund të ruhen në kuzhinë  deri në 6 muaj. Sidoqoftë, është e sigurt për aq kohë sa pakoja është e pahapur. Pasi të hapet është mirë ta mbani në frigorifer, dhe mund të zgjasë deri në 6 muaj.

Produkte të pjekura

Edhe pse nuk rekomandohet të ruhet buka në frigorifer, aq më tepër nëse është bërë në shtëpi, produkte si simitet, mund të qëndrojnë më të freskëta në frigorifer sesa në bufe. Gjithashtu, ruajtja e qeseve të hapura me tortilla në frigorifer i lejon ata të qëndrojnë të freskëta deri në 3 muaj, informon abcnews.al.

Mollët

Ky frut do të qëndrojë i freskët  për një kohë të gjatë nëse e mbani në frigorifer. Këshillohet të shmangni larjen e mollëve para se t’i ruani pasi mund të shkaktojë prishje.

Gjalpë natyral kikiriku

Mund të ruajmë gjalpë kikiriku natyral të pahapur në temperaturë dhome. Por sapo të hapet, specialistët sugjerojnë që duhet ta mbani vetëm në një frigorifer.

Agrumet

Frutat agrume si portokalle, limonë etj mund të qëndrojnë të freskëta për rreth 3 javë në frigorifer, ndërsa në temperaturë ambienti vetëm 10 ditë, informon abcnews.al.

Humusi

Pavarësisht nëse blini humus të pasterizuar në një dyqan apo bëni disa në shtëpi, nuk është e sigurt ta mbani në temperaturën e dhomës. Ju mund ta ruani produktin e pasterizuar në frigorifer për rreth 3 muaj, dhe rreth një javë, pasi ta keni hapur.

Arrat

Pasi të hapim një qese me arra, është më mirë t’i vendosni në një enë hermetike në frigorifer për të ruajtur lagështinë e tyre. Në këtë mënyrë, arrat qëndrojnë të freskëta për më gjatë. Gjithashtu, duhet të kujtojmë që arrat e pakripura qëndrojnë më të freskëta se arrat e kripura, me kalimin e kohës, informon abcnews.al.

Majaja

Majaja është një nga ato produkte që mund të ruhet për një kohë të gjatë nëse mbetet e pahapur në një dollap, për rreth 2 vjet. Por pasi të hapet, ajo prishet nëse ruhet në kushte të gabuara. Ju sugjerojmë ta mbani në frigorifer.

Waffles dhe pancakes

Nëse keni blerë waffles ose petulla të ngrira, nuk është e sigurt t’i mbani ato në temperaturën e dhomës. Duhet t’i ruani këto produkte në frigorifer.