Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish pas rasporti të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të cilat Basha vijon ti cilësojë si masakër zgjedhore.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se pretendimet e PD janë konfirmuar dhe nga raporti i OSBE/ODIHR.

Basha thotë se PD kërkon drejtësi për ndëshkimin e personave të përfshirë në atë që ai e quan krim zgjedhor, teksa thekson se selia blu ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve.

Postimi plotë i Bashës:

25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë.