Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta, të Asim Vokshit si anëtari i 9-të i Gjykatës së Lartë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim thotë se duhet të ecet përpara në mënyrë që reforma në drejtësi të japë rezultate.
Kim shton se mbetet për t’u caktuar edhe një gjyqtar në mënyrë që Gjykata e Lartë të caktojë gjyqtarë për Kushtetuesen.
“Gjyqtari i 9 -të është emëruar sot në Gjykatën e Lartë. Faleminderit edhe një herë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës. Le të vazhdojmë të ecim përpara, hap pas hapi, në mënyrë që reforma në drejtësi të japë më shumë rezultate & Shqipëria të qëndrojë në rrugën e BE”, shkruan Kim.





