Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale pamje nga momenti i hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë.

Sipas Ramës, përfundimii kësaj vepre infrastrukturore do të shkurtojë me 3 orë rrugën nga Tirana drejt Sarandës.

“Hapet i gjithë tuneli i Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë.

#SkaKohëPërPushim“, shkruan Rama krahas videos.