KQZ refuzoi t’i heqë mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj pas denoncimit nga Partia Demokratike, ku rezultoi se ai ishte i dënuar me 3 vjet burgim në Greqi.
Por, Partia Demokratike ka njoftuar se do ta ankimojë këtë vendim në gjykatë gjatë ditëve në vijim.
Me anë të një kallëzimi, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i kërkon SPAK të marrë nën hetim Kryebashkiakun e Mallakastrës për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.





