Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndihmën që po i ofron BE-ja Shqipërisë në këto ditë të vështira me zjarret të cilat kanë pushtuar vendin.

Përmes një postimi në “Twitter”, Basha thotë se ky është një lajm i mirë përballë një momenti kritik.

“Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret. Mirënjohje Bashkimit Europian për ndihmën, përherë një mik i mirë në kohë të vështira”, shkruan Basha.