Presidenti Ilir Meta ka reaguar për vendimin e Komisionit Evropian për të aktivizuar Mekanizmat e Mbrojtjes Civile, duke ndihmuar Shqipërinë dhe disa shtete të tjera për përballimin e situatës me zjarret.
Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit ka falenderuar BE për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme që i kanë ofruar Shqipërisë në momente kritike.
“I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret. Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike!”, shkruan Meta.





