“WhatsApp” po nxjerr një risi që lejon përdoruesit që fotografitë ose videot të zhduken pasi të shihen.

Njësoj si “Snapchat” e “Instagram”, tashmë ekziston opsioni “View Once” që lejon të dërgosh një foto apo video dhe duke aktivizuar këtë opsion, marrësi mund ta shohë vetëm një herë mesazhin e dërguar. Më pas, mesazhi vetëfshihet pasi hapet.

“WhatsApp” tha se funksioni kishte për qëllim “t’u japë përdoruesve edhe më shumë kontroll mbi privatësinë e tyre”.

Për ta përdorur këtë risi si fillim, përditësoni aplikacionin. Shkoni te biseda që do të dërgoni foton apo videon tuaj, klikoni numrin “1” në shiritin e bardhë që shfaqet poshtë fotos dhe dërgojeni.

Nëse opsioni i ri nuk shfaqet, mjafton të prisni disa ditë pasi” WhatsApp” po punon që të jetë i disponueshëm në të gjithë botën brenda kësaj jave.