Vijon të rritet numri i qytetarëve të infektuar nga COVID-19. Këtë të mërkurë ministria e shëndetësisë bëri me dije se u regjistruan 99 raste me COVID.

Lidhur me situatën e krijuar nga pandemia në vendin tonë, ka reaguar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja iu bën apel qytetarëve që të marrin vaksinën anti-COVID si mënyra e vetme për të ndalur përhapjen e pandemisë.

Manastirliu thotë se që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, në vendin tonë janë kryer në total 1,229,405 vaksinime.

Rritja e rasteve të të prekurve nga #COVID19 është tregues se vaksinimi nuk pret. Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit. VaksinatShpëtojnëJetë.   1,229,405 vaksinime të kryera deri më sot”,shkruan Manastirliu.