Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e mbajtur ditën e sotme për mediat ka komentuar edhe nismën e kryeministrit Edi Rama, Aleksandër Vuçiç si dhe Zoran Zaev, për “Open Ballkan”.
Berisha e cilësoi këtë projekt një nismë destabilizuese për rajonin e Ballkanit.
Ndërkohë shton se Serbia do të jetë përfituesja kryesore e kësaj nisme dhe si e tillë kjo iniciativë e tre lidërve të Ballkanit Perëndimorë do të përfundojë si flaka e kashtës.
“Unë jam ky që jam, do mbaj qëndrime që gjykoj unë, që janë në interesin kombëtar të shqiptarëve. Shengeni, ose Ballkani i hapur, siç kundërshtova atëherë, ndryshimin e kufijve, garantoj komunitetin ndërkombëtar, është një nismë destabilizuesme, Ballkani është fragil. S’ka nevojë të nisë kundërshtira, as ndarje as përçarje. Këta nisën që në Novisad. Askush nuk mund të jetë kundër lëvizjes së lirë të mallrave. Vetë presidenti Trump rishqyrtoi traktatet tregtare. Pasi ato duhet të bëhen mbi bazën e modelimit, të shkëmbimit të mallrave. Nëse Serbia subvencionon 50 euro për një lopë, dhe Shqipëria as 50 cent, do të kuptohet se qumështi në Serbi del më i lirë, por del duke shkelur një parim që është ndihma ekonomike. Siç e bënë këta, do përfundojë si flaka e kashtës. E nderuan Sorosin dhe e quajtën ‘Ballkan i hapur’.”, tha Berisha.





