Ministrja e Arsimit Evis Kushi u ka bërë thirrje të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe studentëve të përfitojnë nga muaji i hapur i vaksinimit përgjatë muajit gusht dhe të marrin vaksinën.

Kushi përmes një postimi në “Facebook” thekson se kjo është mënyra më e mirë për të shtruar rrugën për një vit të ri shkollor dhe të suksesshëm.

“Në këtë muaj të hapur vaksinimi për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, inkurajoj çdo mësues, pedagog dhe student që nuk është vaksinuar deri më tani, të kryejë vaksinën në qendrat shëndetësore apo pikat e vaksinimit të përqendruar në të gjithë vendin. Kjo është mënyra më e mirë që të shtrojmë rrugën për një vit të ri shkollor dhe akademik sa më të mbarë e të suksesshëm”, shkruan Kushi.