Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për situatën e zjarreve në vend.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai shkruan se aktualisht në të gjithë vendin tonë nuk ka rreziqe për jetën e banorëve apo shtëpive.

Peleshi shkruan se efektivët e Forcave të Armatosura dhe Mbrojtjes Civile, janë duke punuar për të neutralizuar flakët në Karaburun, Mallakastër, Lezhë, Theth dhe Vermosh. 

Postimi i plotë i Peleshit:

Vazhdon lufta me flakët – Në këto momente Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe). Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa.