Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reagur në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vend.
Përmes një statusi në “Facebook”, Çuçi ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin të gjithë ata që shkaktuan zjarre, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre.
Ministri u bën thirrje qytetarëve që të të tregohen të kujdesshëm në çdo moment, pasi me zjarri nuk luhet as bëhet shaka.
“Do të përballen me ligjin të gjithë ata që për një arsye apo një tjetër do të shkaktojnë zjarre, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre. Me zjarrin nuk luhet e as bëhet shaka, prandaj apeloj për t’u treguar të kujdesshëm në çdo moment”, shkruan Çuçi.





